Takimi me Eglin në BBV, reagon Olsi: Ju që keni menduar se kam bërë marrëveshje, i kam të ruajtura ‘screeshots’
Takimi i papritur me ish-partneren e tij, këngëtaren Egli Tako, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka prekur shumë ndjekës dhe, duket se ka lënë gjurmë edhe te Olsi Bylyku. Aktori dhe artisti ka zgjedhur të reagojë në mënyrën që di më së miri – përmes artit.
Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Olsi shihet në një studio muzikore, duke krijuar muzikë, çka ka nxitur spekulime se ai po punon në projekte të reja të frymëzuara nga ngjarjet e fundit.
Kjo lëvizje u interpretua nga shumë ndjekës si një reagim artistik ndaj përjetimeve emocionale që pasuan rikujtimin publik të lidhjes së kaluar me Eglin, e cila ndodhet ende brenda formatit televiziv.
Përkrah videos, Olsi ka ndarë edhe një mesazh me tone të drejtpërdrejta dhe të sinqerta:
“Ju falënderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC.”
Ky reagim ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku komentet kanë qenë të shumta, duke ndarë ndjekësit në qëndrime mbështetëse e analiza të fjalëve të tij.
Nuk dihet ende nëse Olsi do të publikojë një këngë të re që lidhet drejtpërdrejt me përvojën në fjalë, por ajo që është e qartë është se artisti po përdor muzikën për të shprehur atë që fjalët nuk mundën