Sveçla qeshet kur pyetet për dorëheqje pas vdekjes së Agon Zejnullahut në Lipjan
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është përballur me një pyetje të drejtpërdrejtë nga gazetarët lidhur me mundësinë e dorëheqjes së tij pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, që ndërroi jetë të hënën në Lipjan.
I pyetur nëse do të japë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit, Sveçla nuk ka dhënë asnjë përgjigje, por është parë duke qeshur, duke shmangur komentimin për situatën.
Ngjarja për të cilën u pyet Sveçla ka tronditur opinionin publik. Agon Zejnullahu vdiq të hënën në një rrethanë të dyshimtë pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës. Pesë zyrtarë policorë janë suspenduar, ndërkohë që ka nisur hetimi nga IPK, IML dhe Prokuroria.
Rasti ka shkaktuar reagime të ashpra në publik, me kërkesa për transparencë, drejtësi dhe llogaridhënie.