Sveçla publikon një video, tregon si u rrëmbyen tre policët brenda Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video në Twittër duke treguar se si u rrëmbyen tre policët nga forcat serbë.
Ai në videon e shpërndarë ka thënë se kjo u bë me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit serb, Alekandër Vuçiq, një kilometër brenda territorit të Kosovës.
“Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 kilometër larg kufirit”., ka shkruar Sveçla, raporton Lajmi.Net.
Ai tutje ka bërë thirrje që Serbia t’i lirojë menjëherë tre policët e arrestuar dhe të ndaloj dezinformimin.