Sveçla: Policia po zhvillon aksion kundër keqpërdorimeve të rrymës në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në raportimin në Komisionin për Integrime Evropiane ka folur për gjendjen në veri të vendit.

Ai u shpreh se ka përmirësime në aspektin e sundimit të ligjit dhe të sigurisë atje.

Sveçla gjatë këtij raportimi bëri të ditur se aktualisht policia është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të rrymës në veri.

“Që nga përfundimi i luftës gjendja në katër komunat në veri të Kosovës nuk ka qenë e mirë, gjendja ende nuk është e kënaqshme, absolutisht që ka përmirësime në aspektin e sundimit të ligjit dhe të sigurisë”.

“Kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave qoftë qeveritare, qoftë të sigurisë atje. Kemi prezencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë atje, kemi sundim të ligjit si kurrë më parë atje, por patjetër që kemi edhe sfida. Aktualisht Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike, dhe këto kriprovalutat dhe mund të them se është suksesi i radhës”, u shpreh ai.

 

Lexo edhe:  I arrestuar për drogë me asamblistin e VV-së është edhe reperi i njohur kosovar