Sveçla paralajmëroi arrestimin e Vuçiqit në Veri: Kryeministrit të Serbisë i vjen fort zheg

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi disa posterë dedikuar Vuçiqit janë shfaqur në Veri të Kosovës.
“Komandanti suprem, po të presim”, thuhet në posterë.

Sveçla ka thënë se nëse Vuçiqi është nisur pa kërkesë në MPJD do të arrestohet dhe do të dërgohet aty ku i ka “disa miq të tij”..

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla.

Për këtë postim të tij ka reaguar edhe Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Përmes një postimi në “X”, Vuçeviq ka thënë se fakti që një zyrtar i vetëshpallur i një shteti të rremë po komenton Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është vetëm një tregues i nivelit jashtëzakonisht të lartë të zilisë dhe urrejtjes që dominon politikën e Kurtit.

“Zilinë sepse në Prishtinë nuk e kanë dhe as do ta kenë as një të miliontën e kapacitetit politik, të forcës intelektuale dhe morale të Aleksandër Vuçiqit. Urrejtja, sepse ata nuk munden, me gjithë mbështetjen e njerëzve me mendje të njëjtë në pjesën e opozitës serbe, të zvogëlojnë nivelin historikisht të lartë të mbështetjes që presidenti serb Aleksandar Vuçiq gëzon tek populli serb”, ka shkruar Vuçeviq.

Lexo edhe:  Vdes mjeku gjatë orarit të punës në Spitalin e Pejës, nisin hetimet