Sveçla: Një 14 vjeçar është sulmuar në Mitrovicën e Veriut, ka lëndime trupore

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se një fëmijë i moshës 14-vjeçare është sulmuar sot në Mitrovicën e Veriut, më konkretisht në lagjën “Kroi i Vitakut”.

Sveçla në një konferencë për media, ka thënë sefëmija ka pësuar lëndime trupore, dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sapo më njoftuan, se rreth orës 14:00, një 14 vjeçar, banor i Kroit të Vitakut është sulmuar nga grupe kriminale duke shkuar në lagjën ku banon.” – tha fillimisht ministri.

Ai shtoi se policia është angazhuar për zbardhjen e këtij rasti, derisa pati një edhe një porosi.

“Fëmija ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, policia është duke u angazhuar maksimalisht për zbardhjen e këtij rasti, dhe kam porosi, se do t’i shfrytëzojmë kapcitetet që ata të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë, që të jenë të përgjegjshëm ndaj këtyre akteve kriminale.” – tha ai në fund.

Lexo edhe:  Dyshohet për marrëdhënie seksuale brenda familjes, arrestohet personi nga Obiliqi