Sveçla nga veriu: Për Serbinë dhe Rusinë nuk ka vend në Kosovë

Ministri i Brendshëm Xhalal Sveçla së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi sot kanë vizituar veriun e vendit.

Sveçla ka komentuar mbishkrimet ekstremiste të vendosura mbrëmë në shtëpitë e shqiptarëve, të cilat po rindertohen, ka thënë se për Serbinë dhe Rusinë nuk ka vend në Kosovë.

Sipas tij çfarëdo gjuhe e urrejtjes nderetnike që ndjell dhunë është e denueshme dhe se akterët do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë.

“Ndodhemi në mitrovicën e veriut. Sic dhe po shifni mbrëmë shtëpitë që po rindertohen me pronarë shqiptar janë mbuluar me parulla ekstremiste të cilat nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Çfarëdo gjuhe e urrejtjes nderetnike cfarëdo gjuhe që ndjell dhunë është e denueshme, akteret do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë. Sic dhe kemi thënë me heret për serbinë dhe rusinë nuk ka vend në Kosovë“, ka thënë Sveçla.

Lexo edhe:  Mozzik: Kadri Veseli më telefonoi nga Haga, i thash se vendi asnjëherë më shumë se sot s'ka pasur nevojë për të