Superliga e basketbollit vjen sot me superduelin Trepça-Peja

Superliga e Kosovës në basketboll, rikthehet sot me dy ndeshjet e para të javës së 24-të.

Xhiroja do të hapet me derbin e madh mes Trepçës dhe Pejës, skuadra këto që renditen në vendin e parë, përkatësisht në të dytin. Mitrovicasit kanë 21 fitore e dy humbje, ndërsa verdhezinjtë 17 fitore e gjashtë humbje. ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa pejanët janë kampionë aktual, andaj pritet një super përballje në “Minatori” të shtunën.

Takim shumë i vlefshëm edhe ai ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit duan të jenë pjesë e “Play-off”-it, ku renditen në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me dhjetë fitore e 13 humbje.

Ndërkaq, të dielën do të përballen Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina, në duelin direkt për vendin e tretë. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 14 fitore e nëntë humbje dhe është shumë i rëndësishëm para garave përfundimtare.

Java e 24-t mbyllet me takimin mes Bashkimit dhe Istogut. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 15 humbje, derisa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 22 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve.

Superliga/Java 24

Të shtunën takohen:

17:00 Trepça-Peja

19:00 Proton Cable Prizreni-Vëllaznimi

Të dielën takohen:

17:00 Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina

19:00 Bashkimi-Istogu

Lexo edhe:  Gjykata e Hagës arreston edhe një ish komandant të UÇK-së