Sulmuan një person pastaj edhe policinë, babë e birë arrestohen në Pejë

Dje janë arrestuar dy persona të dyshuar për shkak se kishin sulmuar fizikisht një person zyrtar në Pejë.

Dy të dyshuarit gjatë arrestimit kanë rezistuar meqë rast kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe u është ofruar tretmani mjekësor.

Siç ka njoftuar Policia, të dyshuarit  me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Insajderi merr vesh që të arrestuar janë Dardan Manaj i njohur si “Manilla” me të birin e tij E. Manaj.

Ata dyshohen për lëndin të lehtë trupor dhe sulm ndaj personit zyrtar. Pasi që janë përleshur me një person, gjatë arrestimit duke rezistuar babë e birë kanë sulmuar edhe policët.

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta avokati Daut Demiraj