Sulmon policin gjatë detyrës dhe i gjenden thika në veturë – i riu nga Kaçaniku përfundon në ndalim

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 30 qershorit në Kaçanik, ku një person ka sulmuar një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës dhe më pas është kapur me armë të ftohta në veturë.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Vëllezërit Çaka”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një person të dyshimtë gjatë një ndjekjeje.

Gjatë futjes në kontroll, i dyshuari B.M., 21-vjeçar ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht një nga policët, duke e goditur me shqelma në këmbë.

Pas arrestimit, Policia ka kontrolluar veturën e tij dhe ka gjetur dy thika, për të cilat i riu ka deklaruar se i posedonte vetë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku ka pranuar veprën penale, përfshirë edhe posedimin e armëve të ftohta. Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore dhe të dërgohet në ndalim për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Lexo edhe:  Njësia e deminimit arrin në aeroport