Sulmoi zyrtarët policorë pas gjobës që mori, arrestohet i dyshuari në Landovicë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhë edhe dje në Ladovicë të Prizrenit, ky dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht.

Siç mëson Gazeta Sinjali, rasti ka ndodh pasi zyrtarët policorë të Trafikut në Prizren e kanë shqiptuar një gjobë ndaj shoferit që kishte shkelur rregullat e trafikut.

Ky i fundit pas veprimit të Policisë, i ka sulmuar zyrtarët e sigurisë se shtetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyrtarët që ishin në patrullim në Landovicë, e kanë vënë situatën nën kontroll dhe e kanë arrestuar të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërgur në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Avokati i Radojçiqit flet broçkulla: S’ka prova kundër tij, veç video e shkrime të mediave