Sulmoi fizikisht një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari
Një person ka sulmuar një tjetër në Podujevë, ku viktima ka pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë / 17.04.2024 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht atë. Si pasoje e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.