Sulmoi fizikisht një femër, dërgohet në psikiatri
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë pasi kishte sulmuar fizikisht një femër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me rekomandim të mjekut është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë.
Rasti është cilësuar Dhunë në Familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe me rekomandim të mjekut kujdestar do të dërgohet në Spitalin e Psikiatrisë”, njofton PK-ja