Sulmohet seksualisht një grua në Fushë-Kosovë, i dyshuari në arrati
Policia e Kosovës është në kërkim të një personi në Fushë-Kosovë, që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.
Në njoftimin e së martës, Policia bëri të ditur se viktima ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa rast është duke u hetuar.
“Viktima kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.