Sulmohet polici dhe djali i tij gjatë një ndeshje futbolli në Prishtinë

Zyrtarët policorë jo rrallëherë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i sulmeve e kërcënimeve të ndryshme, gjatë por edhe jashtë detyrës zyrtare, në rastet ku ata intervenojnë. Kështu ka ndodhur edhe  gjatë ditës së djeshme, në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku është sulmuar një polic dhe djali i tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se incidenti ka ndodhur në një ndeshje futbolli, ku po luante djali i policit, e gjatë së cilës plasu sherri, pasi i riu u godit nga një person.

Siç mëson Sinjali, në rast ka intervenuar menjëherë babai i tij polic, i cili pavarësish kohës apo vendit, ka autorizim që të ndërhyjë – por që u përballë me të dyshuarit.

Sipas informacioneve të para, tre persona i kanë sulmuar babë e bir, duke iu shkaktuar lëndime trupore, për çka janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni Policia dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të merren deklaratat e viktimave dhe të kapen personat e dyshuar.

Rasti do të hetohet në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Arrestohet një burrë në Mitrovicë, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij