Sulmohet një zyrtar policor në Vushtrri – Arrestohet i dyshuari

Gjatë ditës së djeshme është sulmuar një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri, ku i dyshuari për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht policin.

Si pasojë e rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Ismail Qemaili, Vushtrri 07.03.2024 – 14:48. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktima zyrtari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Moment i frikshëm, aeroplani dështon të ulej nga era e madhe që po fryente