Sulmohet një punonjës i Spitalit të Pejës
Policia në Pejё njofton se me datё 19.06.2023, rreth orёs 22:35, nё rrugën “Nёna Terezë” nё Pejё konkretisht nё spitalin rajonal nё Pejё ka ndodhur njё incident.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar viktimën e rastit i cili deklaron se njё person i dyshuar fillimisht ka goditur ulёset nё repartin e radiologjisë e mё pas e ka sulmuar edhe viktimën (punonjёs i spitalit) i cili ka pranuar tretman mjekёsor”.
Sipas policisë i dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas një pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 20.06.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar.
I dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orёsh.