Sulmohet një police në Graçanicë, 48-vjeçari tentoi t’ia shes drutë me zor

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në ngacmime e sulme fizike ndaj tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Graçanicë, ku një 48-vjeçar po dyshohet se e ka sulmuar një zyrtare policore (emër i njohur për redaksinë), pas një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur.

Sinjali mëson se i dyshuari kishte tentuar t’i shes dru polices me zor dhe përkundër refuzimit të saj, ai ka shkuar më tej, duke e kapur me forcë dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti është iniciuar në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë se i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Ngacmimi”

Lexo edhe:  Tronditëse: Një vajzë me probleme mendore dyshohet se u dhunua