Sulmohet një person në veri të Mitrovicës, policia jep detaje

Një person është sulmuar në  veri të Mitrovicës. Viktima ka raportuar se u sulmua derisa po ecte në trotuar me tre persona të tjerë. Personat të cilët e sulmuan  nga skuteri, e kanë fyer atë në gjuhen shqipe dhe serbe.

“Mitrovicë Veri 30.09.2024-21:10. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona NN të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen  serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë  plastike duke e goditur viktimën .Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Gratë sulmohen fizikisht edhe në ditën e Bajramit, vetëm dje, pesë raste të dhunës në familje