Sulmohet një i mitur nga pronarët e një kompanie të autobusëve në Ferizaj, arrestohet njëri prej tyre

Një i mitur në Ferizaj ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar të një kompanie të autobusëve.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli i cili ka thënë se kjo ka ardhur pasi faturisti i ka kërkuar të shkoj pas tij që t’ia jap mujoren për të cilën ankuesi kishte paguar.

Të miturin e ka dërguar në depo të stacionit të autobusëve ku të dyshuarit M/SH/K e kanë sulmuar fizikisht atë, shkruan lajmi.net.

I dyshuari M/SH/K është në mbajtje për 48 orë.

“Ankuesi i mitur M/SH/K, së bashku me prindin e tij, ka deklaruar se deri sa ishte duke udhëtuar me autobusin “Albana” linja Morosalë-Ferizaj, me të arritur në stacionin e autobusit në Ferizaj, konduktori ( faturisti) i ka kërkuar që të shkoj pas tij në mënyrë që ai t’ia jap mujoren për të cilën ankuesi kishte paguar, kështu që ankuesi kishte shkuar pas tij në depon e stacionit te autobusëve, ku dy persona të dyshuar të një kompanie të autobusëve, te dy M/SH/K, e kishin sulmuar fizikisht viktimën. Me urdhër të prokurorit njëri i dyshuari M/SH/K, ndalohet mbajtje për 48h, për procedura tjera hetimore”, ka thënë Veseli për lajmi.net

Lexo edhe:  “17 policë e çetnikë më dhunuan, thanë nesër vijmë prapë”, zbulohet dëshmia e parë e Vasfije Krasniqit dhënë UÇK-së