Sulmohet me armë zjarri një shtëpi në Prishtinë

Disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Prishtinë, të hënën.

Rasti në Polici është lajmëruar nga pronari i shtëpisë, i cili siç ka deklaruar sulmi është kryer nga persona të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 20 gëzhoja të plumbave.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar 20 gëzhoja cal-7.62 mm, të cilat dyshohet se janë të armës automatike AK-47”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas njoftimit të lënduar nuk ka pasur, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lexo edhe:  Vetaksident me fatalitet në Drenicë, vdes një person