Sulmohen në Serbi dy autobusë të një kompanie kosovare

Dy autobusë kosovarë që po udhëtonte drejt Beogradit, janë sulmuar mbrëmë në Serbi.

Bëhet fjalë për autobusët e kompanisë ‘Fjolla Impex’ që janë sulmuar me gurë në Kurshumli të Serbisë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me kompaninë në fjalë, ku thanë se janë sulmuar me gurë po gjithçka është në rregull dhe se të lënduar nuk ka.

“Dy autobusë janë gjuajtur me gurë mbrëmë. Njëri duke ardhur prej Serbisë dhe tjetri duke shkuar për Serbi. Një xham është i thyer, kurse të lënduar nuk ka”, thanë për Sinjalin nga Kompania ‘Fjolla Impex’.

Lexo edhe:  Mbiemrin nga Bajrami në Krasniqi: Flet njëri nga protagonistët e lëvizjes për braktisjen vullnetare të fesë islame