Sulmohen gazetarët në Zveçan, goditet fizikisht gazetari i RTV21

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se gazetarët që janë duke raportuar nga Zveçani janë sulmuar nga protestuesit lokalë.

Sipas AGK-së, gazetarët janë sulmuar pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës.

“Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së”, thuhet në njoftimin e AGK-së.


Tutje, AGK u ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve që po raportojnë nga veriu që të kenë kujdes të shtuar.

“AGK-ja, njëherësh ju bën thirrje organeve kompetente, që të marrin masa për t’i siguruar gazetarët që gjenden në këto komuna”, thuhet në reagim.

Lexo edhe:  “Po e mbroj veten…” - Kërcënohet pronari i marketit ‘Leari’ në Gjilan, i dyshuari e ekspozon armën