Sulmohen ekipet e gazetarëve në Leposaviq, u vizatohen simbole nacionaliste në vetura
Veturat e dy ekipeve mediale që po raportojnë nga Leposaviqi, Kallxo dhe RTV Dukagjini janë sulmuar nga protestuesit, si dhe në veturat e tyre janë vizatuar simbole nacionaliste serbe.
Protestuesit serbë në komunën e Zveçanit kanë vazhduar me provokime, duke vizatuar simbole nacionaliste serbe edhe në autoblindën e Policisë së Kosovës dhe në veturën e KFOR-it.
Gjatë ditës, ata kanë provokuar edhe Policinë e Kosovës, duke iu vendosur një flamur serb mbi autoblindë.