Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Prishtinë-Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy zyrtarë policor janë sulmuar ditën e shtunë në Prishtinë.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, njëri nga policët ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas ka sulmuar zyrtarët policor. Si pasojë gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit te të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Vazhdojnë telashet në veri të vendit, pika kufitare e Policisë dyshohet se u sulmua me breshëri automatiku