Sulmi në Moskë: Rritet në 115 numri i të vrarëve
Është rritur në 115 numri i personave të vrarë pas sulmit terrorist në afërsi të Moskës.
Komiteti hetues rus ka thënë se në vendin e sulmit terrorist, derisa shërbimet e urgjencës po pastronin rrënojat u gjetën u gjetën 20 trupa të vdekur.
“Kështu, numri i të vdekurve aktualisht është 115 persona”, thuhet në njoftimin e komitetit hetues rus, shkruan Skynews.
Guvernatori i rajoni të Moskës ka thënë se pret që numri i personave të vdekur pas ngjarjes së mbrëmshëm të rritët edhe më.
“719 specialistë dhe 213 pajisje janë të përfshira. 20 trupa të tjerë janë gjetur nën rrënoja. Puna do të vazhdojë të paktën edhe disa ditë”, tha ai.
Për sulmin terrorist janë arrestuar 11 persona deri më tani, ndërsa përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik, ISIS.
Putin bisedon me liderin bjellorus, për sulmin
Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin bjellorus Alexander Lukashenko për sulmin në natën e së premtes.
Lukashenko “i shprehu ngushëllime të thella Putinit në lidhje me sulmin terrorist në Moskë”, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.
“Putin dhe Lukashenko konfirmuan gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit”, tha TASS, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
10:12 – Arrestohen 11 të dyshuar lidhur me sulmin
Shërbimi rus i sigurisë (FSB) thotë se ka arrestuar 11 të dyshuar, duke përfshirë katër të cilët thotë se janë “drejtpërdrejt” të përfshirë në sulmin e mbrëmshëm në Sallën e Bashkisë Crocus, raporton media shtetërore.
RIA dhe TASS të dyja citojnë FSB-në të thotë se kreu i këtij shërbimi ia kishte raportuar lajmin drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin, i cili ende nuk i është drejtuar popullit rus pas sulmit.
“Drejtori i FSB-së i raportoi Putinit për ndalimin e 11 personave, përfshirë katër terroristë që morën pjesë në sulmin terrorist në Sallën e qytetit Crocus, raporton shërbimi i shtypit i Kremlinit”, tha TASS.
RIA shtoi në një deklaratë të mëvonshme se FSB po punonte për të krijuar “bazën e bashkëpunëtorëve” të atyre që u përfshinë në sulm.
Nuk u dhanë detaje se kush janë të dyshuarit, nga mund të jenë apo si u arrestuan.
Raporti është i paverifikuar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.