Sulmi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kajtazi: Kurti e do dënimin e Thaçit dhe largimin e tij nga politika
Analisti Vehbi Kajtazi, i ka komentuar deklaratat e kreut të VV-së, Albin Kurti, i cili mbrëmë sulmoi ish-kryetarët e PDK-së që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Kajtazi tha se pjesa më e rëndë e intervistës së djeshme e Kurtitishte ajo me Hagën, pasi u shpreh se Kurti e tha të njëjtën gjë që e ka përsëritur organi i akuzës, se Thaçi ka aso fuqie politike, sa lirimi i tij mund të ketë ndikim në shumë çështje.
“Dhe, Kurti e thotë një gjë të tillë. Kjo i shkon në favor Prokurorisë dhe mendoj se ky nuk e thotë një gjë të tillë sepse ai e do dënimin e Hashim Thaçit dhe largimin e tij përfundimisht nga skena politike e Kosovës”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.