Sulm në Gjermani – raportohet për disa të vrarë

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një sulm në Lautlingen të dielën, më 14 korrik, raportoi gazeta gjermane Bild.

Ky qytet gjendet në shtetin gjerman të Baden-Vurtemberg.

Bild tha se sulmuesi dyshohet se është gjahtar. Megjithatë, kjo gazetë gjermane nuk specifikoi numrin e viktimave.

Policia gjermane ka konfirmuar po ashtu se disa persona kanë vdekur, duke mos specifikuar numrin e saktë të viktimave.

Një zëdhënës i policisë gjermane tha se publiku i gjerë nuk është në rrezik.

Lexo edhe:  Vrasja në Malishevë, viktima dhe dorasi ishin kolegë pune