Sulm ndaj policëve brenda stacionit, njëri dërgohet në emergjencë

Një person është arrestuar në Kaçanik  pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Policia bën me dije se pas tretmanit mjekësor në QKMF, njëri nga zyrtarët është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Digjet një punëtori në Gjakovë