Stuhi të forta dhe luhatje temperaturash, parashikimi i motit

Vendi ynë gjatë fundjavës u karakterizua me diell dhe vranësira e temperatura të larta, përderisa lokalisht kishte edhe stuhi të izoluara, të cilat më të përqendruara ishin përreth zonave malore.

Meteo Kosova raporton se nga sot pritet të depërtojnë masa më të lagështa ajrore, duke sjellë destabilizim të fuqishëm në shkallë vendi.

“Pra, duke filluar nga dita e Hënë dhe në ditët vijuese, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku kryesisht orët e pasditës dhe mbrëmjes, do të jenë ato që do të karakterizohen me rrebeshe lokale shiu, herë-herë rrëke, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta. Po ashtu, në momente të caktuara parashihet të ketë edhe erëra mjaft të fuqishme, me shpejtësi deri në 65 km/h!

Lëvizja e këtyre stuhive gjatë këtyre ditëve do të jetë e ngadalshme, me ç’rast reshjet e shiut do të mbesin të bllokuara lokalisht, duke sjellur edhe vërshime.

Temperaturat do të pësojnë ulje nga dita në ditë, ku më e ndjeshme parashihet të jetë të Premten, rreth 20°C. Më pas të Shtunën pritet ngritje e temperaturave, përderisa reshjet do të mbesin më të izoluara.”

Lexo edhe:  Mësimdhënësja nxjerr nxënësin nga dritarja gjatë orës mësimore