Stuhi e reshje në Durrës, probleme në qarkullim: Ndërpritet lundrimi i anijeve
Moti i keq ka përfshirë Durrësin gjatë paradites së të premtes. Stuhi me erëra të forta dhe reshje të shumta shiu kanë krijuar probleme jo vetëm te kalimtarët, por edhe në qarkullimin e automjeteve.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.
Burimet nga porti detar i Durrësit bëjnë me dije se situata pritet të përmirësohet pas 24-orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve pa problem.