Stresi harron Keisin! Fillon lidhjen e re të dashurisë

Reperi Stresi ka zbuluar se është duke u njohur me dikë. Mesa duket ai ka lënë pas historinë e dashurisë me Kejsin, për të cilën edhe u fut brenda “Big Brother vip Kosova”, duke i kërkuar një shans të dytë.

Mirëpo ai ka zbuluar se është i fokusuar te njohja me vajzën e re që mesa shihet i ka marrë të gjithë vëmendjen.

”Jam duke u njoft me dikë dhe normal jam i foksuar tek dikush tjetër”, shkruan ai në “instastory”, pasi u pyet se pse kohët e fundit kishte ndryshuar.

Siç duket Stresi “bad boy” nuk është më i tillë. Dashuria bën çudira thonë e ashtu po vepron për reperin duke bërë që të heqë dorë nga jeta e mëparshme, duke u bërë “djalë serioz”.

Lexo edhe:  ”Më është rritur barku”, Argjira shtatzënë?