Statistikat e BE-së: Gjatë Qeverisë Kurti 210 mijë kosovarë morën nënshtetësi europiane

Edhe pse Albin Kurti dhe vartësit e tij nuk e përmendin kurrë, qindra mijëra qytetarë të Kosovës, vetëm gjatë mandatit të tij, kanë vendosur ta zgjedhin Europën para Kosovës.

Sipas statistikave të publikuara së fundmi nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Europian, mbi 360 mijë qytetarë të Kosovës, nga viti 2015 e deri në vitin 2024, kanë marrë nënshtetësi evropiane.

Por, numri më i madh i tyre është nga periudha kur Kurti është në qeverisje, pra nga viti 2020.

Nga viti 2020 e deri në vitin 2024, 210 mijë e 442 qytetarë nga Kosova kanë marrë nënshtetësi në një vend të Europës, transmeton Vox.

Kjo statistikë nuk përfshin ata që mund të qëndrojnë ilegalisht apo të tjerët që mund të kenë emigruar drejt Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose shteteve të tjera.

Në vitin 2024, 38 mijë e 770 qytetarë të Kosovës morën nënshtetësi në Europë; në vitin 2023 – 48 mijë e 937; gjatë vitit 2022 – 46 mijë e 965; në vitin 2021 – 43 mijë e 636; dhe në vitin 2020 – 32 mijë e 134.

Lexo edhe:  Zana Avdiu reagon ndaj ideve të Lëvizjes së Deçanit: Jam myslimane dhe kjo nuk më bën as më shumë, as më pak shqiptare