“S’punojmë më për 200 euro” – Punëtorët e privatit protestojnë para qeverisë
Sindikata e punëtorëve të sektorit privat ka protestuar sot para Qeverisë së Kosovës.
Protesta e tyre është organizuar për 1 maj, që është Dita e Punëtorëve, shkruan lajmi.net.
Në pankartat që protestuesit mbanin në duar, kanë kërkuar rritjen e pagave.
“Rritni pagat, nuk punojmë më për 200 euro” – shkruajnë ata.