“S’po dini a me ba kangë, a me ba skandale”, producenti kosovar thumbon estradën shqiptare
Bini Nebihu, producenti i njohur kosovar, së fundi ka thumbuar estradën shqiptare.
Producenti u shpreh se disa prej artistëve po kanë frikë dhe nuk po dinë a të sjellin këngë apo të marrin vëmendje me skandale, shkruan lajmi.net.
Në mesin e thumbimit ai ka përmendur edhe Luizin, fenomenin e fundit shqiptar.
“Ju ka hi tuta spo din a me bo kange a me bo skandale, mos u tutni more vazhdone Karieren qka jeni shukat kshtu hajde ma gjall hejj #Lui i ka punt e veta”, shkroi Nebihu duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.
Nuk dihet nëse këto thumbime i ka posaçërisht për persona të caktuar apo për të gjithë.