Specialja refuzon kërkesën e Hashim Thaçit për ta vizituar babain e sëmurë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka njoftuar se Gjykata Speciale ka refuzuar t’i japë leje ish-presidentit Hashim Thaçi për të vizituar babain e tij të sëmurë.

Sipas Çitakut, Specialja në përgjigje ka thënë se nuk ka arsye të mjaftueshme për të lejuar këtë vizitë.

Reagimi i saj i plotë:

Gjykata Speciale paska deklaruar që nuk ka arsye të mjaftueshme për ta liruar për vizitë Presidentin Thaçi. Se baca Haxhi, i shtrirë në shtrat, duke luftuar me dhimbjen dhe moshën, nuk qenka “mjaftueshëm” i sëmurë.

Sa më shumë duhet të vuajë një baba që t’i njihet dhimbja? Sa duhet të rëndohet shëndeti i tij që ta quajnë “boll”? A ka një matës për dhimbjen e prindit që pret të shohë të birin para se të mbyllë sytë?

Kjo nuk është drejtësi! Kjo nuk është njerëzi!

Një zemër e lodhur pret të rrahë edhe një herë me shpresën e një përqafimi të fundit.

Por edhe këtë të drejtë ia mohojnë.

Historia do të gjykojë edhe këto padrejtësi.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes në moshë të re mërgimtari me banim në Gjermani