Spahiu tregohet i ashpër me mërgimtarët i quan tradhëtarë: Shqiptarët në Zvicër hajnë bukën e Zvicrës e anojnë për Kosovën
Analisti mitrovicas Nexhmedin Spahiu, ka reaguar pas ndeshjes mes Kosovë dhe Zvicrës, duke i thënë se shqipatarët janë tradhtarë.
Ai ka kundërshtuar ashpër të gjithë ata që përkrahin një shtet tjetër ndërsa jetojnë në një shtet tjetër.
Spahiu në profilin e tij në Facebook ka shkruar se njerëzit e Kosovës ushqehen me bukën e Kosovës e bëhen për Shqipërinë ose jetojnë në Zvicër por përkrahin Kosovën.
“Shqiptarët tradhtarë gjithandej. Në Kosovë e hajnë bukën e Kosovës e bëhen me Shqipërinë, në Zvicër hajnë bukën e Zvicrës e anojnë për Kosovën.” – ka thënë ai.
“Mos tradhtoni vendin që ju ushqen.” – përfundon shkrimi i tij.