Spahiu: Kryetari i Listës Serbe intelektualisht i fut në xhep të vogël krejt liderët politikë të Kosovës

Analisti politik Nexhmedin Spahiu në një prononcim për TV Arbëria i ka quajtur tejet pozitive ndryshimet që kanë ndodhur në partinë Lista Serbe, që nga sulmi i 24 shtatorit i vitit të kaluar, ku nënkryetari i kësaj partie, Millan Radoiçiqi, i kishte prirë grupit terrorist serb.

Sipas tij tashmë kjo parti drejtohet nga Zlatan Elek, me të cili pohon se është rritur së bashku dhe e njeh që nga fëmijëria.

Në këtë kontekst analisti Spahiu ka thënë se “Kryetari i ri i Listës Serbe intelektualisht i shtinë në xhep të vogël krejt liderët politikë të Kosovës. Dhe i njëjti nuk është Radoiçiqi, si dhe ka një mendësi tjetër politike”.

Lexo edhe:  Policia e dënon me 150 euro dhe marrje patenti një grua që tejkaloi me BMW në anën e djathtë