Sot vendimi për mocionin e mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Sot vendimi për mocionin e mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Sot pritet një ndër vendimet e rëndësishme në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjykata do të vendosë nëse do t`i rrëzojë disa nga pikat e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Ky hap mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e mëtejme të gjykimit.
Procesi gjyqësor ndaj katërshes Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare, dhe cilido qoftë vendimi për rrëzimin ose jo të akuzave, pritet të ndikojë dukshëm në vazhdimin e çështjes.
Gjykata do të vendosë për mocionin e mbrojtjes që kërkon rrëzimin e disa pikave të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.