Sot varroset 21 vjeçarja nga Kosova që vdiq në një aksident në Gjermani

Yllka Hoti, e cila vdiq pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e vogël e Rahovecit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 16:00.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më datë 10 korrik në autostradën B28 mes Metzingen dhe Reutlingen.

Sipas njoftimit të policisë së Reutlingenit, automjeti i saj doli nga rruga, u përmbys disa herë dhe ajo mbeti e plagosur rëndë.

21 vjeçarja nuk mundi t’ju bëjë ballë plagëve dhe vdiq të shtunën mbrëma më 12 korrik.

Lexo edhe:  Shota-Xhulit: I ke pasur pretendimet për të qenë në një reklamë ndërkombëtare, përfundove në paketim të miellit