Sot u jepet lamtumira e fundit çiftit nga Peja që humbi jetën në aksidentin në Rozhajë

Dita e shtunë e 19 tetorit doli të ishte e fundit për çiftin nga Peja, Benjamin dhe Sabina Lajqi. Aksidenti i rëndë i pësuar në orët e vona të së premtes në Rozhajë të Malit të Zi, i mori tragjikisht jetën burrit dhe bashkëshortes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Nga përplasja e veturave, Benjamini humbi jetën dje herët duke mos arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, teksa pasagjere ishte edhe bashkëshortja e tij Sabina, e cila fillimisht ndodhej në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, më vonë u bë e ditur se edhe bashkëshortja e tij humbi jetën nga ky aksident, pasi e njëjta nuk iu mbijetoi plagëve. Lajm i cili u njoftua gjithashtu nga familjarët.

Çiftit të ndjerë do të iu jepet sot lamtumira e fundit.

Ata do të varrosen nga ora 15:25, në varrezat e Ibacit në Rozhaj.

Lexo edhe:  Ambasada gjermane njofton se nga 1 janari kosovarët lëvizin pa viza