Sot seancë e jashtëzakonshme për menaxhimin në KEK, kjo është projektrezoluta ku përmendet edhe Mihali

Sot Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë një seancë e jashtëzakonshme.

Kuvendi ka njoftuar se e vetmja pikë e rendit të ditës është: “Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.

Ndryshe për këtë seancë të jashtëzakonshme ka shkruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi.

Për këtë çështje do të propozohet edhe një projektrezolutë.

Kuvendi me këtë kërkon që të hetohet edhe roli dhe ndikimi i jashtëligjshëm i Dejona Mihalit në menaxhimin dhe vendimmarrjen në KEK.

Më poshtë gjeni tekstin se çka përmban kjo rezolutë:

1.Kuvendi i Kosovës kërkon nga organet kompetente qe te vazhdojë hetimet e plota dhe te thelluara per skandalet ne KEK, duke perfshire keqmenaxhimin e tenderëve njeburimore dhe mungesën e konkurrences ne prokurimin publik. Te gjitha shkeljet e konstatuara te ndiqen penalisht.
2. Kuvendi kerkon nga Qeveria e Kosoves dhe Bordi i KEK që te raportojne për kontratat e shitblerjes se energjise gjate periudhes 2021-2024, duke perfshire kushtet e favorshme per palët e treta dhe ndikimin ne financat publike. Kuvendi obligon organet perkatese qe te rishikojne keto kontrata per te mbrojtur interesin publik dhe te ndjekin çdo parregullsi.
3. Kuvendi kerkon nga autoritetet kompetente te hetojë nderhyrjet e personave te paautorizuar ne menaxhimin dhe vendimmarjen ne KEK, veçanerisht ne lidhje me dhenien e tenderëve, tregtine e energjise dhe proceset e punësimit. Tê merren masa konkrete per te ndaluar nderhyrjet e paligishme dhe per te siguruar nje menaxhim transparent dhe te pavarur ne KEK.
4. Kuvendi kerkon nje hetim te plote per rolin e Dejona Mihalit dhe çdo personi tjeter që ka ushtruar ndikim te jashteligishem ne menaxhimin e KEK dhe proceset e rekrutimit, duke perfshire punesimet e jashteligjshme.
5.Kuvendi e obligon Bordin e KEK dhe institucionet pergjegjëse pë r menaxhimin e energjisë që te rrisin transparencën në te gjitha proceset e prokurimit dhe tregtise së energjise, duke përfshire publikimin e kontratave dhe raportimin e detajuar mbi performancën financiare dhe operacionale.
6.Kuvendi rekomandon që Qeveria e Kosovës te marrë masa për permirësimin e qeverisjes në KEK, duke emëruar nje bord te pavarur dhe profesionist, me qellim qe te sigurohet funksionimi efikas dhe i pérgiegishëm i ndermarrjes.
7.Kuvendi kerkon nga Qeveria e Kosovës dhe Bordi i KEK qe të raportojné çdo tre muaj për situatën në KEK, përfshirë masat e marra për permirësimin e menaxhimit, prokurimit dhe transparences në ndermarrje.
Kjo rezolute hyn né fuqi menjeherë pas miratimit ne Kuvendin e Kosovës.

Lexo edhe:  Ilir Peci del në vendngjarje ku ndodhi shpërthimi mbrëmë në Zveçan