Sot nis “Defender Europe” – Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak

Sot në Kosovë do të nis zyrtarisht “Defender Europe 2025”, një nga ushtrimet më të mëdha ushtarake ndërkombëtare të udhëhequra nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Europë dhe Afrikë.

Në këtë ushtrim marrin pjesë rreth 25 mijë ushtarë nga 29 shtete, ndërsa aktivitetet ushtarake do të zhvillohen në gjithsej 18 vende, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Kroacinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Poloninë, Suedinë e të tjera.

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesëmarrëse aktive, duke treguar gatishmërinë operacionale dhe ndërveprimin me vendet partnere. Ai njoftoi gjithashtu se Kosova është vend pritës i Shtabit të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane dhe forcave të armatosura të disa vendeve të rajonit.

Lexo edhe:  Voziste 180 km/h, kur u ndalua doli se i ishte marrë leja deri më 2038 dhe kishte 120 gjoba pa paguar