Sot mbahet ceremonia “Diplomimi i Kadetëve, gjenerata 2024”

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se sot do të mbahet “Diplomimi i Kadetëve, gjenerata 2024”.

Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, vendi Salla e Sporteve.

Në ceremoni përveç familjarëve do të marrin pjesë udhëheqës të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet që mediat ftohen të jenë prezent në sallë jo më vonë se ora 09:45.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim