Sot iu dha lamtumira e fundit 19-vjeçares nga Mitrovica që i dha fund jetës mbrëmë

Vdekja e një 19-vjeçareje në fshatin Vinarc i Epërm tronditi mbrëmë qytetin e Mitrovicës.

Betina Ymeri dyshohet se i dha fund jetës së saj, pasi ishte dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Familjarët e të ndjerës kanë njoftuar për lamtumirën e fundit të vajzës së tyre.

“Varrimi i të ndjerës bëhet me datën 09.09.2022 në varrezat e fshatit Vinarc i Epërm. Namazi i xhenazes i falet te varrezat e fsahtit Vinarc i Epërm, në ora 16:15 (me ikindi)”, shkruhej në njoftimin e familjarëve.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë mes veturës dhe kamionit, 1 person i ngujuar nxirret nga makina (FOTO)