Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që humbi jetën në një aksident në Itali

Sot i jepet lamtumira e fundit 21 vjeçarit nga Malisheva, Rilind Thaqit, i cili vdiq si pasojë e një aksidenti të rëndë në Itali para disa ditësh.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 14:00, në varrezat e fshatit Pllaqicë.

“Miq e bashkëvendas, ju njoftojmë se varrimi i djalit te axhes, Rilind Thaqit behet sot në orën 14:00 ne varrezat e fshatit Pllaqice”, ka shkruar vajza e axhës së të ndjerit.

Lexo edhe:  “Shumaheri” i Kosovës: Voziti 238 km/h në zonën 100 km/h, i vendoset gjobë 500 euro