Sot garojnë dyshja Nora e Akil Gjakova

Lojërat Olimpike të Parisit vazhdojnë edhe sot. E në këtë ditë të hënën, do të zbarkojnë dyshja Nora e Akil Gjakova për Kosovën në sportin e xhudos.

Nora do të garojë në kategorinë -57 kg, teksa Akili në kategorinë deri në -73 kg.

Garat e xhudos fillojnë sot nga ora 10:00.

Nora Gjakova do të jetë e teta në rend për të garuar dhe pritet ta nis garën rreth orës 11:15.

Nora do të ketë punë me mongolozen, Lkhagvatoogo.

Ndërkohë, Akil Gjakova do të jetë i gjashti në rend dhe pritet të garojë rreth orës 11:00. Ai do të ndeshet me brazilianin, Daniel Cargnin.

Lexo edhe:  Ish këngëtarja e njohur e konfirmon se do të hy në ‘Big Brother VIP Kosova’