Sot është Dita Ndërkombëtare e Tigrave
29 korriku shënon Ditën Ndërkombëtare të Tigrave.
Kjo ditë është caktuar me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj tigrave, numri i të cilëve po zvogëlohet.
Njëqind vjet më parë, 100 mijë tigra ishin në Azi, ndërsa sot numri i tigrave është më pak se 4 mijë.
Një nga qëllimet e ditës ndërkombëtare të tyre është dyfishimi i këtij numri gjatë këtij viti dhe iniciativa për këtë dyfishim quhet “Iniciativa Tx2”.
Iniciativa “Tx2” ka mbledhur rreth 350 milionë dollarë për të ndihmuar në shpëtimin e tigrave.
Paratë shpenzohen për hetuesit dhe rojet që patrullojnë për gjuetarët e paligjshëm.
Fondi gjithashtu paguan për mbrojtjen e habitatit të tigrave, studimin e numrit dhe lëvizjeve të tyre, madje edhe vendos mijëra kamera për shtigjet e kafshëve të egra.