Sot ekzekutohen këto pagesa nga Ministria e Financave

Ashtu siç është përcaktuar, datë 20 e çdo muaji mbetet për ekzekutimin e pensioneve për veteranët dhe pensionet tjera që kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK

Në kuadër të skemes pensionale, që sot pritet t’i marrin pensionet e tyre janë edhe ato të Trepçës dhe ato familjare.

Më poshtë njoftimi i plotë, mbi datat e shpërndarjes së pensioneve:

Me datë 15 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale dhe skemat pensionale që nuk kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK;

Me datë 20 të çdo muaji do të ekzekutohen pensionet e veteranëve dhe pensionet tjera që kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK (pensionet e Trepçës dhe ato familjare);

Me datë 24 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës;

Me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë;

Me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Dy pacientë ikin nga Enti Special në Shtime, Policia aktivizohet për gjetjen e tyre