Sot e nesër, KESCO importoi mbi 3.5 milionë euro rrymë – nga dhjetori për çdo ditë rreth 1.5 milion

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO, ka thënë se për shkak të zvogëlimit të prodhimit në mënyrë të papritur nga KEK-u, për sot dhe një pjesë për nesër kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro.

Sipas KESCO-s, kërkesa e konsumatorëve për energji elektrike aktualisht po shkon në mbi 1 mijë e 100 MWh.

“Padyshim, që në këto rrethana kur kërkesa për konsum është më e lartë, këtë gep mes kërkesës dhe prodhimit vendor ne duhet ta importojmë për të siguruar furnizim për konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin e KESCO-s

Më tej, KESCO tha se që nga fillimi i këtij muaji kanë importuar mesatarisht 1.5 milion euro për çdo ditë.

Lexo edhe:  Kjo është vaktia e Ramazanit për Kosovë, ja kur nis agjërimi